Irani ka pranuar zyrtarisht vdekjen e Ali Shadmanit, kreut të selisë së komandës së emergjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Media shtetërore iraniane IRNA ka cituar një deklaratë nga
selia qendrore, ku thuhet se Shadmani vdiq nga plagët pas sulmeve izraelite
javën e kaluar.
Shadmani ishte ndihmës i udhëheqësit suprem të Iranit,
Ajatollah Ali Khamenei, dhe ndihmoi në koordinimin midis ushtrisë së rregullt
dhe IRGC-së. Ai u emërua më 13 qershor, pasi paraardhësi i tij, Gholam-Ali
Rashid, u vra gjithashtu nga sulmet ajrore izraelite.
No comments:
Post a Comment