Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, June 28, 2025

Gjenialiteti i maleve është qershia mbi tortë e turizmit shqiptar

 Biznesmeni dhe promotori i turizmit shqiptar, Gjergj Luca, ka publikuar një video mesazh nga Zvicra, ku shpreh admirimin për mënyrën se si ky vend alpin ka ruajtur traditën dhe autenticitetin, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me zonat malore shqiptare.

 


"Shikoni miqtë e mi se çfarë bëhet në këtë vend, ku unë mendoj që malet nuk i ka aq të bukura sa është Dukagjini, sa është Malësia e Madhe, sa është Vermoshi, sa është Thethi", shprehet Luca, ndërsa filmon peizazhin alpin zviceran.

 

Ai thotë se prej dy ditësh ndodhet në një vizitë intensive në një nga vendet më të shtrenjta në Zvicër, ku mbahen edhe samitet botërore, dhe thekson se ndonëse ndodhen në një zonë elitare, banesat janë të thjeshta, të ndërtuara me gurë dhe në përputhje me traditën lokale.

 

"Shtëpiat i kanë komplet me gurë. Ruajnë traditën e tyre. Jo se s’kanë lekë, por ruajnë arkitekturën, të vjetrën, kullat, luginat, malet," thotë ai, duke shtuar se “ne malet s’kemi pse t’i ruajmë, se ato na i ka falur Zoti, por duhet të ruajmë mend kresë”.

 

Sipas Lucës, problemi qëndron te mungesa e vizionit dhe përqendrimi te pamja e jashtme, jo përmbajtja. "Ne kemi shkatërruar çdo gjë dhe merremi me formën, nuk merremi me përmbajtjen. Dhe përmbajtja është e vërteta."

 

Në fund të mesazhit të tij, ai u bën thirrje shqiptarëve të emigracionit që të kthehen dhe të investojnë në shtëpitë e tyre në zonat malore, duke ruajtur traditën dhe promovuar “paketën e maleve” si një aset unik që mund ta bëjë Shqipërinë një destinacion ndërkombëtar.

 

"Besojeni kësaj historie, kësaj pakete të maleve, që është një gjenialitet. Ju që jeni në emigracion, që i kuptoni këto që them, kthehuni nëpër kullat e juaja, rinovojini, bëjeni paketën e maleve! Ne e kemi natyrën shumë më të bukur se këta, por nuk kemi mend si këta për ta ruajtur atë vend."

 

“Miqtë e mi, mos u merrni me formën, por merruni me përmbajtjen. Rrofsh Shqipëria, rrofshi ju që jeni në emigracion dhe kthehuni!", shprehet në fund Luca.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot