Fatmir Mediu thotë se me sulmet ndaj centraleve bërthamore, presidenti amerikan, Donald Trump theu paprekshmërinë e Iranit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mediu u shpreh se nëse
SHBA do vijonte sulmet, regjimi në Iran do binte.
Mediu shtoi se Trup i tregoi fundin liderit suprem të Iranit,
Ali Khamenei.
“Trump është president atipik, raportin ndërmjet fjalëns dhe
veprimit e përputh. Në rastin e Iranit, është rasti më tipik, Trump ka bërë
disa lëvizje, jo vetëm tani, por edhe në administratën e parë. Qëllimi i
Iranit, eci në dy drejtime. Për disa vite, Khamenei e kishte portretizuar
Iranin si vendin e paprekshëm. Problemin e parë, në një precizion të
jashtëzakonshëm, ia dha Izraeli. Në momentet e Izraelit, pati edhe sulmi nga
Irani. Ajo që i bëri Amerika, tregoi që fundi ishte shumë i shpejtë. I tregoi fundin.
Vazhdimësia nga SHBA do sillte fundin e regjimit. Ai i kërkoi
Iranit që për 60 ditë të negocionin për armët nukleare. Në ditën e 61-të u
sulmua nga Izraeli. Plani i parë është për ta neutralizuar në pasurimin e
uraniumit. E dyta ishte eleminimi i shkencëtarëve iranianë që merreshin me
pasurimin e uraniumit”, theksoi Mediu, i cili shfaqet në televizione edhe si
ekspert luftimesh e shpërthimesh.
No comments:
Post a Comment