Sulmet Izrael-Iran janë një moment që popujt e Lindjes së Mesme i janë frikësuar, por e kanë pritur prej vitesh.
Pyetja është: çfarë do të ndodhë tani? Sky News ka publikuar
një analizë mbi situatën.
Izraeli e ka ditur me
kohë se ambiciet nukleare të Iranit janë një kërcënim ekzistencial pavarësisht
asaj që kanë thënë ajatollahët për qëllimet e tyre paqësore.
Liderët iranianë kanë folur për fshirjen e Izraelit nga
faqja e dheut dhe ky kërcënim është marrë drejtpërdrejt nga ky i fundit.
Benjamin Netanyahu ka thënë gjithnjë se ambicia s’mund të
kombinohet kurrë me mjetet për ta
përmbushur. Qartazi ai mendon se ky është momenti për të vepruar.
Me nisjen e kësaj përpjekjeje për eliminimin e këtij kërcënimi,
pritet që Izraeli të provojë t’i japë fund nëse mundet dhe lejohet nga SHBA-të
që ta bëjë.
Njëkohësisht, Irani do të bëjë ç’të mundet për të ndaluar
sulmet e Izraelit. Është një regjim i dobët dhe nuk ka luksin që të duket më i
dobët.
Kundërpërgjigjja e tij mund të përfshijë sulme jo vetëm ndaj
aseteve amerikane dhe izraelite, por te aleatët dhe pikat e naftës në Gjirin
Persik.
Fundosja e cisternave apo shpërthimi i rafinerive të naftës
mund të ketë ndikim të menjëhershëm në ekonominë botërore dhe iranianët mund të
shpresojnë se kjo do të bindë Amerikën që të ndalojë sulmet e Izraelit.
Skenari i pritshëm: Izraeli vijon të sulmojë Iranin, Irani
kundërpërgjigjet me gjithçka mundet, Amerika detyrohet të ndihmojë në mbrojtjen
e Izraelit, SHBA-ve dhe aleaëve të
mundshëm. Kjo është pjesa e parashikueshme.
Luftërat ndjekin ligjin e pasojave të paqëllimshme.
Në çdo moment, ngjarjet e papritura mund të çojnë drejt një
përshkallëzimi të madh. Jini të përgatitur sepse ditët në vijim mund të shkojnë
në një mori drejtimesh.
Nëse Gjiri Persik kthehet në fushëbetejë, pasojat do t’i
ndiejmë të gjithë.
No comments:
Post a Comment