**Teheran:** Një lajm tronditës ka dalë nga kryeqyteti i Iranit, Teherani, që po bënë bujë në mbarë botën. Thuhet se agjencia e inteligjencës së Izraelit, Mossad, dy vjet më parë infiltroi në Iran një spiune, e cila qëndron pas shkatërrimit të suksesshëm të zinxhirit komandës ushtarak të Iranit.
Agjentja Catherine Pérez Sheked, me origjinë franceze, ka
përdorur jo vetëm trajnimin e jashtëzakonshëm, por gjithashtu edhe bukurinë,
dinakërinë e planifikimin e saj të lig për të trazuar agjencitë e sigurisë së
Iranit.
Catherine fillimisht u prezantua si një besimtare e madhe
fetare, duke u konvertuar në Islamin Shiit dhe gradualisht krijoi njohje me
gratë e zyrtarëve iranianë. Ngadalë, ajo u bë një figurë e besueshme në
shtëpitë e këtyre zyrtarëve. Ajo
depërtoi aq thellë në marrëdhëniet saqë fitoi akses në dhomat e gjumit të disa
oficerëve. Në një vend ku agjencitë e sigurisë kontrollojnë edhe telefonat
celularë para se të lejojnë hyrjen e kujtdo, Catherine kishte fotografi të
shtëpive dhe detaje të vendndodhjeve, të cilat ia dërgonte direkt Mossadit.
Mes tensioneve në rritje midis Iranit dhe Izraelit, disa
zyrtarë të lartë iranianë ndryshuan vendfshehjet e tyre, duke besuar se tani
ishin të sigurt. Megjithatë, çdo sulm i Izraelit ishte i saktë - sikur dikush
të kishte vizatuar një hartë dhe t'ia kishte dorëzuar ushtrisë. Tani, nga
hetimi i agjencive iraniane të inteligjencës filloi të zbulohej ngadalë e
vërteta. Fytyra e Catherine u identifikua përmes fotove të bëra me zyrtarët,
por atëherë, ishte tepër vonë.
Catherine aktualisht nuk gjendet gjekundi. Agjencia iraniane e
inteligjencës ka shpërndarë postera dhe foto të saj në të gjithë vendin, por
nuk është gjetur asnjë gjurmë dhe as provë e saj. Sipas disa raporteve të
medias, ajo tani mund të jetë në një vend tjetër nën një identitet tjetër. Për
momentin, ajo dhe operacioni i saj janë bërë një nga më të përfolura të
spiunazhit të Mossadit.
No comments:
Post a Comment