Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, June 21, 2025

Aulon Kalaja nuk përmbahet: Votat m’i vodhën të mitë! Do e çoj betejën deri në Strasburg

I ftuar në emisionin “N’xhiro me Syçin”, gazetari dhe kandidati për deputet, Aulon Kalaja, rrëfeu përvojën e tij në zgjedhjet e fundit dhe ngriti akuza të forta për manipulim të votave brenda partisë së vet. Ai deklaroi se edhe pse kishte marrë mbi 8,000 vota në qarkun e Durrësit, nuk arriti të siguronte një mandat deputeti për shkak të tjetërsimit të votave në nivel partie.

 


“Fushë-Kruja, pas 18 vitesh, u bë blu. Unë kam marrë mbi 8,120 vota në qarkun e Durrësit dhe isha kandidati i parë që kërkova rinumërim që më 14 maj. Kishim të dhëna që votat e mia ishin tjetërsuar brenda listës,”  tha Kalaja.

 

Ai e cilësoi Kodin Zgjedhor si të pavlerë dhe kërkoi ndryshimin e tij, duke theksuar se aktualisht vetëm subjektet politike mund të kërkojnë rinumërim votash, jo kandidatët individualë.

 

“Ky Kod Zgjedhor duhet hedhur në kosh. Ai është produkt i një marrëveshjeje mes PD-së dhe PS-së dhe u bë për të mbyllur gojët e kandidatëve që kërkojnë transparencë,” u shpreh ai.

 

Kalaja theksoi se edhe pse kërkesa e tij për rinumërim u rrëzua për arsye procedurale, ai vijoi betejën ligjore dhe e çoi çështjen deri në Kolegjin Zgjedhor, duke paralajmëruar tashmë apelim në Gjykatën Kushtetuese dhe më tej në Strasburg:

 

“Nëse Gjykata Kushtetuese nuk e merr parasysh, unë do ta çoj çështjen në Strasburg. Kushtetuta është mbi çdo Kod Zgjedhor që ndryshohet çdo dy vjet.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot