Në episodin më të fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin” nga Ilir Demalia, i ftuari i veçantë ishte Zamir Mati, piktor i njohur dhe pionier i balonave në Shqipëri, që prej vitit 1983. Sot, ai jeton në Francë, ku ka ngritur një shtëpi kulture shqiptaro-franceze, një urë simbolike mes dy vendeve që i ka dhënë frymë krijimtarisë së tij.
Demalia e nisi bisedën me përmendjen e 100-vjetorit të flotës
detare shqiptare, që përkon me 25 gushtin, duke e lidhur më pas me figurën e
Matit: “Sot kam të ftuar një mik të lagjes sonë, por edhe të familjes sime,
Zamir Matin, bir i një oficeri të nderuar të asaj kohe, një personalitet me
dashuri të jashtëzakonshme për vendlindjen dhe për Kosovën.”
Në përgjigje, Zamir Mati u shpreh me mirënjohje: “Faleminderit
për ftesën, i dashur Ilir. Është kënaqësi të jem pjesë e këtij podkasti që
sjell kujtesën e njerëzve dhe ngjarjeve me peshë.”
Pjesë nga biseda solli kujtime të rralla, ku Mati tregoi për
iniciativën e tij të parë me balonat në Shqipëri, një ide që u realizua në
vitin 1983, në një kohë kur kreativiteti përballej me kufizime të rënda. “Ishte
një aventurë që lindi nga dëshira për të sjellë ngjyra në qiellin shqiptar,
njëfarë shprese në një kohë të zymtë,” tha Mati.
Sot, përveç artit pamor, ai vazhdon të kontribuojë në
përhapjen e kulturës shqiptare përmes shtëpisë së tij kulturore në Francë, duke
promovuar identitetin tonë në një hapësirë ndërkombëtare.
No comments:
Post a Comment