Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, May 18, 2025

Sokol Balla: PD humbëse hakmerret ndaj gazetarëve , shoqatat e medias bëjnë sehir

Mbrëmë deputetë të PD ju vërsulën gazetarëve, duke i fajësuar për humbjen. Rrëshkitja e tyre nuk më habit. Prej vitesh fajin ma hedhin mua dhe ndonjë tjetri. Por tashmë nuk kursyen askënd, as operatorët.

 


Por e vini re që po sulmoi PD, Berisha dhe jeniçerët e rinj, nuk reagon asnjë shoqatë gazetarësh? Ndërsa po lëshoi ndonjë batutë krahu tjetër, vërshojnë deklaratat? Dhe mirë bëjnë, po sikur t’i trajtonin të dyja rastet njësoj? Po kush t’i trajtojë? Kryetarët e shoqatave të gazetarëve me vila në Dhërmi? Kryetarët e shoqatave të gazetarëve që drejtohen nga individë që shkrimin e fundit e kanë bërë në 1997? Apo ndonjë shoqatë e re, që merr para nga Ministria e Kulturës e Serbisë?

 

Shumë pyetje, që shpejt duhet dhe do marrin përgjigje.

 

Gazetarët mbrohen vetë. Guximi i tyre mbrëmë, përballë turmës së nxitur nga Belensky dhe Fahriu Junior, ishte i admirueshëm. Këta të fundit e dinë vetë se çfarë meritojnë t’i quaj.

 

Kurse heshtja e “shoqatave” të medias ishte e turpshme. Nuk kemi nevojë për ta.

 

Ndaj ka ardhur momenti t’i zbulojmë cilët janë!

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot