Roland Bejko, analizoi situatën aktuale politike në vend, duke komentuar rëndësinë e liderëve dhe krizën brenda partive kryesore.
Bejko theksoi se “në Shqipëri vëlla këta janë mësuar t'i
fitojnë nga të tjerët. Edhe ata që shkuan te Saliu e panë që vetëm nuk mund të
bënin dot rol udhëheqës. Ishin dembelë, vanitozë dhe shikojnë politikën si një
lojë për vete.” Ai kujtoi fillimet e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës si figura
punëtore, por shtoi: “Rama dhe Saliu janë absolutisht punëtorë të palosur, por
pushtetin e kanë patologji. Ai pa pushtet nuk rri dot.”
Në lidhje me rezultatin zgjedhor, Bejko deklaroi: “Unë mora
13,000 vota në Bashkinë e Tiranës, ndërsa ata në gjithë qarkun morën rreth
11,000. Për të qenë kryeministër duhet të marrësh shumë më tepër vota, është e
tmerrshme kur sheh kush kandidon me kaq pak mbështetje.”
Ndërsa Ilir Demalia pyeti për të ardhmen e PD-së dhe mundësinë
për një frymë të re, Bejko u shpreh: “Kjo nuk bëhet me urdhër, por me
ndjeshmëri. Brenda PD-së ka ende individë që mund të thonë fjalën e tyre, por
zërat e rinj shtypen nga grupet që kontrollojnë rrjetet sociale dhe politikën e
brendshme. Kjo do ta mbajë PD-në në agoninë e vet.”
Ai paralajmëroi se opozita do të vazhdojë bllokimet në Kuvend,
por pa përfitime reale, ndërsa “Saliu do të vazhdojë të mbajë narrativën e
vjedhjes deri në shtator”.
No comments:
Post a Comment