I ftuar në emisionin “N’xhiro me Syçin” nga Ilir Demalia, Roland Bejko, ish-kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, foli mbi humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet lokale dhe mungesën e reflektimit nga lidershipi i Partisë Demokratike.
“Një distancë prej gati 300 mijë votash nuk mund të
justifikohet vetëm me pretendimin për vjedhje,” u shpreh Bejko. Ai theksoi se
nëse zgjedhjet janë manipuluar, opozita ka për detyrë t’i faktojë ato, duke i
çuar materialet përkatëse në institucionet përkatëse dhe jo të veprojë vetëm
mbi perceptime. “Tym në erë nuk është provë,” shtoi ai.
Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2001, Bejko përmendi se
ishte hera e vetme kur opozita arriti të provojë vjedhjet dhe të ketë pasoja
politike konkrete. “Në atë kohë PD u organizua dhe strukturua. Materialet u
çuan në Bruksel dhe kancelaritë perëndimore ndërhynë,” tha ai, duke kujtuar se
kjo çoi në zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe përfshirjen e opozitës në
disa institucione të rëndësishme.
Bejko kritikoi përsëritjen e retorikës për zgjedhje të
vjedhura sa herë që PD humbet: “Në 34 vite, Berisha gjithmonë ka dalë e ka
thënë se ia kanë vjedhur zgjedhjet. Kjo strategji nuk mjafton më,” përfundoi
ai.
No comments:
Post a Comment