Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka kërkuar rinumërim të votave.
Mësohet se përmes një shkrese
të depozituar pranë KQZ, Alimehmeti ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 11
Majit, duke kërkuar rinumërim të votave ose rivlerësim në qarkun e Tiranës.
Ai më tej thotë se nga
monitorimi i këtij procesi si dhe tabelave përmbledhësve rezulton një
parregullsi, ku vetëm në një qendër votimi sipas tij 27 vota preferenciale për
të i kanë kaluar një kandidati tjetër.
“Duke pasur parasysh faktin që
subjekti ynë ‘PD-ASHM’ ka marrë 164,316 vota, rezultati për kandidatët mund të
ndryshojë, në kushtet kur diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur
përpara në listë është tejet e ngushtë, ose rreth 1.2% e numrit total të të
gjitha votave të subjektit. Vetëm në QV 1834/00, rezulton se 27 vota
preferenciale për Ilir Alimehmeti i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u
shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota”, shkruan ai ndër të tjera në dokumentin
e depozituar.
Kërkesa e Ilir Alimehmetit:
Komisioneri Shtetëror i
Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326, datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat
përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë.
Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për
subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Ilir Alimehmeti, kam marrë 18,128
vota si kandidat i listës së hapur, duke u renditur i dyti nga kandidatët e
listës së hapur.
Referuar numrit të përgjithshëm
të votave të subjekteve sipas këtyre tabelave, nga listat e subjektit tonë
zgjedhor mund të zgjidhet vetëm 1 deputet nga listat e hapura, që referuar
parashikimeve të Kodit Zgjedhor me ndryshimet e bëra së fundmi, është kandidati
më i votuar.
Gjatë procesit të verifikimit
të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na
janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa
parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të
ndjeshme. Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar edhe në
dispozitat e Kodit Zgjedhor
Duke pasur parasysh faktin që
subjekti ynë ‘PD-ASHM’ ka marrë 164,316 vota, rezultati për kandidatët mund të
ndryshojë, në kushtet kur diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur
përpara në listë është tejet e ngushtë, ose rreth 1.2% e numrit total të të
gjitha votave të subjektit. Vetëm në QV 1834/00, rezulton se 27 vota
preferenciale për Ilir Alimehmeti i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u
shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota.
Qendrat e votimit të mësipërme
krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë Qarkun e
Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha
Qendrave të Votimit.
Duke u bazuar në të dhënat e
mësipërme, përfundimisht:
KËRKOJ:
Rinumërimin dhe/ose
rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;
Ndryshimin e Tabelës
Përmbledhëse sipas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave.
Luftë brenda demokratëve,
kandidatët e Berishës të pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve, kërkojnë
rinumërim të votave
Pas kandidatit më të votuar të
PD, Ilir Alimehmeti i cili ka kërkuar rimumërim votash, edhe dy kandidatët e
tjerë Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha,kanë depozituar kërkesën në KAS ku
kërkojnë rinumërim të votave të të gjithë qarkut.
Hoxha ka kundërshtuar
rezultatin e dalë nga zgjedhjet, duke kërkuar rivlerësimin e votave
preferenciale të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë.
Kjo kërkesë sipas tij bazohet
në faktin se gjatë vëzhgimit të videove të marra nga KQZ, është konstatuar se
disa vota preferenciale janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër.
“Në kundërshtim të Vendimit nr.
1326, datë 24.05.2025 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e
votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët
për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025” kërkoj rinumërimin
dhe rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve.
Kjo nisur nga konstatimi në
videot e marra, jo të plota, nga KQZ, të procesit të numërimit të votave të
zgjedhësve. Konkretisht, në KZAZ nr. 28, kutia 1565, konstatoj se disa vota
preferenciale të miat janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër. Sipas
informacioneve, ky fenomen ka ndodhur edhe në KZAZ të tjera, duke tjetërsuar
rezultatin e zgjedhjeve.
Procesi i verifikimit të
pamjeve filmike kërkon një kohë të gjatë, të cilën KQZ duhet të na e mundësojë
në mënyrë që ligji të zbatohet dhe vullneti i zgjedhësve të lexohet plotesisht.
Përsa më sipër, kërkoj rivlerësimin e votave të kandidatëve për të gjitha KZAZ
e Qarkut Tiranë”, - thuhet në kërkesë.
Ndërsa Hajdarmataj teksa liston
QV-të, ku sipas saj rezultati është i ndryshëm nga ato të miratuara, thotë se
“Qendrat e votimit të mësipërme, por edhe shumë të tjera, krijojnë bindjen se
numërimi ka patur problematika në të gjithë qarkun e Tiranës, duke krijuar
shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin të të gjitha qendrave të votimit.”
No comments:
Post a Comment