Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani. Ai u prit nga militantët dhe disa nga drejtuesit e strukturës së partisë Demokartike.
I pyetur nga gazetarët në ldhje
me votën e Diasporës ku Berisha gjatë fushatës u shpreh shpesh se do ishin
“fundi i narkoshtetit të Edi Ramës”.
Lideri demokrat nuk e pranon
humbjen duke thënë se votat e emigrantëve u manipuluan dhe se
“përdhosja dhe shkelmimi që iu
bë shqiptarëve të lirë në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga
shqiptarët jashtë vendit”.
“Diaspora ka votuar masivisht
për PD, por kutitë dhe votata e emigrantëve janë manipuluar njëlloj si në
Korenë e Veriut. Diaspora ka votuar dhe të garantoj se Diaspora do e thotë
fuqishëm fjalën e saj kundër narko shtetit. Sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu
bë shqiptarëve të lirë në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga
shqiptarët jashtë vendit.
Ata që menduan se do talleshin
me votën e emigrantëve, do marrin përgjigje nga Diaspora.”
Ndërsa pyetjes nëse do të çelë
seancën plenare në Kuvend, si deputeti më i vjetër, Berisha ka deklaruar se kjo
nuk do të ndodhë. Sipas tij, zgjedhjet e 11 majit ishin më të vjedhurat edhe më
monstruozet në 33 vitet. Kryedemokrati deklaroi se, PD do të vazhdojë betejën e
rikthimit të votës së lirë.
“Kjo pyetja e ka përgjigjen,
nuk do të mund të ndodhë ndonjëherë ajo.
Unë vazhdoj betejën kundër
kësaj vjedhje më monstruoze të 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste.
Kjo vjedhje ka qenë e paralajmëruar.
Ne vazhdojmë betejën tonë, gjer
në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Mos mendojë njeri se intimidohemi.
Vjedhja ka ndodhur publikisht me vendime qeverie pa e fshehur fare. Kemi besim
se do t’ia dalim”, tha Berisha.
Ndërsa për Chris Lacivita,
Berisha pati vetëm një koment: E falenderoj për punën që ka bërë.
“Dua ta falënderoj për punën që
ka bërë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se edhe pse vetë është i hapur për
publikun, duhet respektuar privatësia.
“Çështjet e privatësisë,
pavarësisht se unë jam i hapur, kanë privatësinë e tyre. Po mjaftohem me
falenderimet,” tha ai.
No comments:
Post a Comment