Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, May 7, 2025

Dimri i parë në Moskë: Alfred Moisiu rrëfen vitet e formimit ushtarak pas Luftës

 


Në episodin më të fundit të podcastit “N’xhiro me Syçin” nga Ilir Demalia, i ftuar është ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu. Një figurë që mishëron një kapitull të rëndësishëm të historisë shqiptare, Moisiu ndan me publikun kujtime të rralla nga rinia e tij dhe rrugëtimi i hershëm në ushtri pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë rrëfim të sinqertë, ai tregon për vitet e para të formimit ushtarak, kur si 16-vjeçar në vitin 1946 shkoi për studime ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Sfida e parë ishte gjuha – një sistem krejt i ndryshëm nga ajo çfarë shqiptarët njihnin deri atëherë – por me disiplinë dhe përkushtim, Moisiu arriti jo vetëm të mësonte rusishten, por edhe të lexonte letërsi në këtë gjuhë, duke kujtuar si lexim të parë librin “Si u kalit çeliku”.


Ai flet edhe për përplasjen mes jetës civile e asaj ushtarake, mungesën e kontakteve me familjen dhe vështirësitë klimatike, por edhe për disiplinën e fortë që përgatiti një brez të ri drejtuesish shqiptarë. Një episod që hedh dritë mbi një periudhë pak të njohur të formimit të elitave ushtarake të Shqipërisë pas luftës.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot