Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës.
Kjo përballje nuk është si çdo
tjetër, përtej rëndësisë sportive, ajo ka një peshë të veçantë për shqiptarët,
ndaj edhe masat e sigurisë janë të mëdha.
Mbi 1500 forca policie do të
angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me
vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori
shqiptar.
Në terren do të jenë të
pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet
RENEA në rast nevoje.
SHISH ka nisur prej kohësh
monitorimin e rreziqeve të mundshme, ndërsa brenda stadiumit, përveç sigurisë
së ofruar nga kompania private e kontraktuar nga FSHF, do të përdoren edhe
kamera të teknologjisë së lartë për identifikimin me fytyrë të tifozëve që mund
të shfaqin sjellje të pahijshme.
No comments:
Post a Comment