Zgjedhjet e 11 majit shpallën fitues me një rezultat të thellë Partinë Socialiste.
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor
Sula, u ‘përplas’ me analistin Arjon Sulo në “Top Story”, duke thënë se
njerëzit nuk e duan më Sali Berishën si kryeministër, për këtë arsye humbja e
opozitës ishte e thellë.
Pjesë nga debati:
Dashnor Sula: Më kanë thënë
njerëz: ‘Nuk mund ta bëjmë sërish kryeministër Sali Berishën’. Një makinë shumë
të vjetër politike si Edi Rama ta zëvendësosh me një makinë akoma më të vjetër
si Sali Berisha. Mua më kanë thënë socialistë që shkojnë te Kisha e Laçit që
Berisha të rrijë dhe katër vite.
Arjon Sulo: Nuk bëhet me batuta
politika.
Dashnor Sula: Mos të ishte
Berisha kandidat për kryeministër dhe lista shumë më të mira, do ishte një
rezultat shumë herë më i mirë.
Arjon Sula: Pse nuk ikën te
partitë e reja?
Dashnor Sula: Partitë e reja
akoma nuk kanë treguar…
Arjon Sulo: Çfarë s’kanë
treguar?!
Dashnor Sula: Ancelotti u
shpall tre herë kampion Europe me Realin dhe prapë u shkarkua se nuk kishte
rezultate. Ju thoni të votojnë sërish Berishën.
Arjon Sulo: A ke thënë në
2024-ës që PD-ja nuk fiton? Ec, vazhdo!
Petro Koçi: A ke qenë në
emisione me sondazhet? Se po na çudit tani. Ju keni një ëndërr që opozita duhet
të fitojë se kështu është bota.
Arjon Sulo: Nuk fitohet me këtë
cilësi opozite…
No comments:
Post a Comment