Kandidati për deputet i PS në Qarkun e Tiranës, Arben Pëllumbi, theksoi gjatë intervistës në emisionin “N'xhiro me Syçin” se çështja e pensioneve është shumë më e komplikuar sesa e paraqitet nga opozita.
Ai kritikoi premtimet e opozitës për dyfishimin e pensioneve, duke e quajtur këtë një gënjeshtër. Sipas Pëllumbit, për të realizuar një rritje të tillë, do të duhej një rritje e konsiderueshme e buxhetit shtetëror, diçka që aktualisht është e pamundur. “Pensionet sot kërkojnë rreth 1.5 miliardë euro, ndërkohë që vetëm një bonus prej 50 eurosh për 660,000 pensionistë kushton 33 milionë euro,” tha ai.
Pëllumbi shpjegoi se me buxhetin aktual dhe PBB-në e vendit, dyfishimi i pensioneve do të kërkonte edhe 1.5 miliardë euro të tjera, një shumë që nuk është e disponueshme. Ai kujtoi se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në fushën e pensioneve dhe pagave, duke përmendur reformën e suksesshme të vitit 2015, që shpëtoi sistemin e pensioneve nga falimentimi, dhe rritjen e pagës mesatare që tani arrin rreth 1000 euro.
No comments:
Post a Comment