Në një intervistë të zhvilluar në emisionin "N'xhiro me Syçin", analisti i njohur i sigurisë dhe geopolitikës, Ilir Kulla, ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri, duke theksuar se Sali Berisha ka luajtur një rol të rëndësishëm në degradimin e politikës shqiptare.
Kulla ka rikujtuar vitin 2008, kur u bë një marrëveshje politike që ndryshoi thellë strukturat dhe sistemin zgjedhor të vendit, duke dhënë më shumë pushtet tek liderët e partive, përfshirë Berishën. "Në 2008-ën, u vendosën që kryetarët e partive, të cilët deri në atë moment ishin liderë Primus Interparis, të kishin kontroll të plotë," shprehet Kulla.
Ai ka theksuar se Berisha kishte shumë probleme me figurat që i kundërshtonin brenda partisë, por ato fitonin vota të popullit dhe futeshin në parlament. Sipas Kullës, ky sistem i centralizuar, i imponuar nga Berisha, ka ndikuar negativisht në funksionimin e politikës dhe ka çuar në një degradim të saj. Përveç kësaj, ai ka kritikuar ashpër teatër-politikën që ka ndodhur në PD, duke përmendur rikthimin e Berishës në politikë dhe manipulimin e primareve. Ai e ka quajtur këtë një veprim të dëmshëm dhe jo të sinqertë, që ka kontribuar në më shumë përçarje dhe krizë brenda politikës shqiptare.
No comments:
Post a Comment