Në episodin më të fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin” nga Ilir Demalia, ish-drejtuesi i FSHF-së, Eduard Prodani, bëri disa komente të forta mbi mungesën historike të të djathtës reale në Shqipëri dhe ndikimin e komunizmit në deformimin e historisë politike të vendit.
“S’e kemi pasur kurrë një të djathtë të mirëfilltë në
Shqipëri,” deklaroi Prodani. “Vijmë nga një shoqëri feudale, kaluam në
komunizëm dhe më pas në një demokraci që nuk u ndërtua mbi baza të qarta
ideologjike.”
Ai theksoi se edhe pas viteve ’90, shumë aspekte të rëndësishme historike mbetën të pasqaruara. “Në vend që të zbardhnim të vërtetat historike, i mbuluam dhe i kthyem në rrëmujë,” shtoi ai.
Prodani u ndal edhe te Balli Kombëtar, për të cilin tha se
“është formuar si një parti socialdemokrate” dhe madje “frymëzimi i tij ka qenë
dekalogu që përfshinte reformën agrare, njësoj si partia komuniste.”
Ndërsa biseda kaloi në temën e ideologjive, ai theksoi:
“Komunizmi ka qenë sëmundja e kohës. Frymë që përhapej me utopinë se do të
sillte barazi dhe mirëqenie – një mashtrim që shumë vende e zbuluan vonë.”
I pyetur nga Demalia nëse kapitalizmi është sot në krizë,
Prodani pranoi se “ka një krizë sistemi, veçanërisht në Amerikë, por kjo është
pjesë e një evolucioni natyral të historisë njerëzore, ku sistemet politike
zëvendësojnë njëri-tjetrin.”
No comments:
Post a Comment