Në një intervistë për emisionin “N’xhiro me Syçin” nga Ilir Demalia, Eduard Prodani bëri një analizë të drejtpërdrejtë mbi identitetin politik të Partisë Demokratike dhe mënyrën si ajo ka qeverisur në vite. Ish-funksionari i lartë dhe njohës i zhvillimeve politike tha hapur se PD-ja, ndonëse e vetëdeklaruar si parti e djathtë, në praktikë ka ndjekur një filozofi tjetër.
“Në
rastin më të mirë kemi qenë një parti socialdemokrate,” deklaroi Prodani, duke
shtuar se kjo nuk është vetëm mendimi i tij, por edhe i shumë figurave të
rëndësishme të PD-së që kanë qenë më të brendshëm në strukturat e partisë.
Sipas
Prodanit, që në fillim, me ligjin 7501 për tokën, PD-ja tregoi se nuk kishte
një linjë të djathtë të qartë. “Ishte një marrëveshje mes dy palëve dhe s’mund
të quhej kurrsesi një ligj i djathtë,” theksoi ai. Ndërsa debati për nocionet e
majtë dhe të djathtë në Shqipëri mbetet i mjegullt, Prodani solli një krahasim
interesant: “Në përvojën time, PS-ja është sjellë më djathtas në qeverisje sesa
PD-ja.” Ai argumentoi se një nga treguesit më të qartë janë fondet sociale:
“PD-ja gjithmonë i ka rritur, PS-ja i ka shkurtuar.”
No comments:
Post a Comment