Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, May 8, 2025

Ilir Demalia: E vetmja gjë që kam parë si në perëndim është Federata e Futbollit

 Në bashkëbisedimi me Erion Braçe në emisionin “N’xhiro me Syçin”, analisti Ilir Demalia solli në vëmendje mungesën e një institucioni kulturor dhe sportiv që do të duhej të ishte themelor për kryeqytetin: një muze sporti. Gjatë bisedës, ai theksoi se pavarësisht historisë së pasur të sportit në Shqipëri, Tirana nuk ka një muze të mirëfilltë që të pasqyrojë këtë trashëgimi.

 


“E vetmja gjë që kam parë si në perëndim është Federata e Futbollit që ka bërë një muzeum të futbollit shqiptar”, deklaroi Demalia, duke nënvizuar boshllëkun që ekziston në jetën kulturore dhe sportive të kryeqytetit shqiptar. Demalia theksoi se një muze i tillë nuk duhet të jetë ekskluziv për një klub të vetëm, por një hapësirë gjithëpërfshirëse që bashkon historinë e të gjitha klubeve të mëdha të Tiranës, si Tirana, Partizani, Dinamo dhe Shkëndija. Ai apeloi që Bashkia e Tiranës të marrë iniciativën për ngritjen e këtij institucioni kulturor, duke e quajtur një nevojë emergjente për ruajtjen dhe promovimin e historisë së sportit shqiptar.

 

“Duhet të jetë një muzeum që nuk ndan tifozët, por që bashkon historinë e sportit shqiptar. Që edhe tifozi i Tiranës, edhe ai i Dinamos, edhe ai i Partizanit, ta gjejë veten aty brenda”, tha ai me pasion. Analisti kritikoi gjithashtu degradimin e sjelljes së tifozëve në stadiume dhe mungesën e edukatës sportive. “Klubi Tirana është krijuar në vitin 1920 dhe ka një histori të pasur me trofe e kontribute në futbollin shqiptar. Nuk është e drejtë që kjo histori të mos ketë një vend ku të ruhet dhe të promovohet”, përfundoi ai.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot