Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, May 20, 2025

Demaliaj: PD do shkërmoqet, Berisha s’është më faktor – deputetët kërcënohen mes tyre

Analisti Ilir Demaliaj ka dhënë një panoramë të zymtë për të ardhmen e Partisë Demokratike, duke deklaruar se kjo forcë politike është në fazën e fundit të ekzistencës së saj si një opozitë funksionale. I ftuar në një emision në Abc News, ai u shpreh se Sali Berisha nuk është më një faktor politik dhe se brenda PD ka një klimë të ashpër përçarjeje dhe kërcënimesh.

 


“Berisha nuk është më faktor politik. Nuk ka një vend tjetër ku opozita të sillet në këtë mënyrë. PD do shkërmoqet dhe do mbetet një bunker me ushtarë,” tha Demaliaj.

 


Ai rrëfeu edhe një ngjarje që sipas tij tregon gjendjen shqetësuese brenda strukturave të PD-së. “Pardje, një kandidate nga listat e hapura më tregoi një mesazh që i kishte dërguar Flamur Noka, ku i kërkohej të paraqitej para ‘SKAPIT’ kur të kishte seancë Berisha. Ajo më tha se nuk mund të fliste publikisht sepse kishte frikë nga kërcënimet brenda partisë. Nëse ti ke frikë dhe nuk flet, dil nga partia,” tha Demaliaj.

 

Ai e mbylli me një kritikë të drejtpërdrejtë: “Njerëz që nuk kanë kurajën të mbrojnë fjalën e lirë, nuk e meritojnë mandatin e deputetit.”

 

 

 

 

 

 

 

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot