Në një deklaratë të drejtpërdrejtë gjatë një interviste N'xhiro me Syçin, juristi Romeo Kara u ndal në figurën e Sali Berishës, duke e cilësuar atë si një nga faktorët kryesorë që kanë penguar funksionimin normal të shtetit ligjor në Shqipëri.
"Jo më kot ka dalë ‘non grata’
Berisha dhe unë e kam lexuar gërmë për gërmë si njeri që ka mbajtur peng
institucionet, sidomos të drejtësisë në Shqipëri. Ka cënuar sigurinë kombëtare
shqiptare, por jo vetëm – edhe atë të SHBA. Ka cënuar kulturën demokratike që
ne duhet të ndërtojmë si një popull evropian dhe ka rrezikuar partneritetin me
perëndimin – me SHBA dhe BE."
Sipas avokatit, shpallja “non
grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit është më shumë sesa një akt formal:
ajo është pasojë e një analize të thelluar mbi ndikimin negativ të Berishës në
institucionet e vendit dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.
No comments:
Post a Comment