Në emisionin “N'xhiro me Syçin” nga Ilir Demalia, avokati i njohur Romeo Kara komentoi vendimin për kalimin në gjykatë të çështjes së privatizimit të klubit sportiv Partizani, ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha. Kara ngriti akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë për zvarritje dhe trajtim të pabarabartë të të pandehurve.
“Është hera e parë që një
seancë paraprake zgjat kaq shumë. Kam qenë i vetmi që kam paralajmëruar këtë,
për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe gjendjes së gjyqësorit,” deklaroi
Kara. Ai shtoi se shtyrjet e njëpasnjëshme të seancave dhe mungesa e veprimit
të shpejtë janë shenja të një marrëveshjeje të heshtur për të kaluar zgjedhjet
pa pasoja për Berishën.
Për avokatin, gjyqtarja e
çështjes, ndonëse e kritikuar nga mbrojtja e Berishës, ka qenë në fakt
favorizuese për të: “Për të njëjtat veprime, Meta dhe Veliaj janë në qeli,
ndërsa Berisha jo,” theksoi ai, duke nënvizuar standardin e dyfishtë në
ndjekjen penale.
Demalia, nga ana e tij, theksoi
se integriteti është i domosdoshëm për ta ndarë drejtësinë nga politika, duke
përdorur një shprehje popullore: “Njeriu nuk i ikën lëkurës së vet.” Mesazhi i
emisionit ishte i qartë: drejtësia shqiptare duhet të funksionojë njësoj për të
gjithë, pavarësisht emrit apo pushtetit të dikujt.
No comments:
Post a Comment