Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 11, 2025

Rama shpalos programin për mandatin e ri: Ja 3 objektivat për 4 vitet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS të mbledhur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve shpalosi 3 objektivat për 4 vitet e ardhshme.

 


"Programi ri qeverisë nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe konkret. Misioni i bashkimit më B nuk ka qenë kurrë më konkret dhe i pasqyruar në program se sot. Detyra jonë si mazhorancë nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të 4 të PS për Shqipërinë 2030.

 

Të mbyllim negociatat në 27 muajt e ardhshëm, të mundësojmë deri në fund të mandatit ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare, të ngremë deri në fund të dekadës flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel. Këto nuk janë 3 stacione, por 3 majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë për të realizuar ngjitjen e nisur kahhershëm të Shqipërisë për në shtëpinë e familjes së saj, të fatit të shkruar të së ardhmes së saj.

 

 

Kapja e tyre nuk është as e shkruan nga fati apo Zoti, ndodh nga puna durimi e vendosmëria i 400 e kusur njerëzve që janë sot në këtë sallë. Yjet e fatit janë rreshtuar si kurrë asnjëherë në favorin e Shqipërisë", tha Rama.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot