Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje të zhilluar në Tiranë, u shpreh se eksportimi i demokracisë nuk është një ide e mirë.
Kreu i qeverisë u shpreh se
duhet krijuar një model i mirë për shoqërinë bazuar tek ajo që është zgjedhur
lirisht.
Rama shtoi se “në Perëndim
është bërë një lloj gjëje e mërzitshme ku të tjerët vetëm japin leksione,
flasin për demokraci, përkundrejt autokracisë. Kush jemi ne që të vendosim se
si duhet të funksionojë bota”.
"Eksportimi i demokracisë
nuk është një ide e mirë, kjo është ajo që mund të them nga këndvështrimi im.
Kushdo që mendon se kjo është të shkosh shumë larg, kështu mendoj, ideja e
eksportimit të demokracisë, ata që kanë patur këtë ide kanë bërë gabime të
çmendura.
Eksportimi i modelit tuaj sjell
dëm për vetë veten, në rastin tonë ne nuk jemi në gjendje të eksportojnë
modelin dhe ta adaptojnë, vendet e mëdha e kanë bërë këtë gjë.
Por ne edhe nëse mendojnë ta
bëjmë dëmtojmë veten, sepse përballemi me gjëra të mira.
Duhet të krijojmë një model të
mirë për shoqërinë tonë bazuar tek ajo që kemi zgjedhur lirisht.
Kjo nuk mund të na bëjë neve të
paragjykojmë vendet e tjera, shikoni vendet e Lindjes së Mesme, si mund të
paragjykojmë ata pse nuk kanë të njëjtin sistem, nuk duhet ta bëjmë, por duhet
ti respektojmë dhe të mësojmë prej tyre, edhe ata duhet të mësojmë prej nesh.
Por, jo ti bazojmë marrëdhëniet
tonë në faktin se sa të tjerët na pëlqejnë ne.
Besoj se në Perëndim është bërë
një lloj gjëje e mërzitshme ku të tjerët vetëm japin leksione, flasin për
demokraci, përkundrejt autokracisë. Kush jemi ne që të vendosim se si duhet të
funksionojë bota.
Ne duhet të punojmë së bashku,
të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë atë që duam. Shqipëria s’ka pasur mundësinë
të zgjedhë lirisht me kë të jetojë, kemi qenë viktima të zgjedhjeve të të
tjerëve. Për herë të parë kemi zgjedhur që duam të jemi pjesë e BE, është
zgjedhje që e ka bërë kombi, por nuk mund ti japim leksion të tjerëve se pse
nuk doni të jeni si ne", tha Rama.
No comments:
Post a Comment