Sot në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit Shqipëri-Letoni.
Për shkak të ngjarjes, disa masa të përkohshme rreth
stadiumit janë parashikuar për qarkullimin e mjeteve dhe sigurinë e tifozëve.
Nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, qarkullimi i
automjeteve do të kufizohet në disa rrugë kryesore pranë stadiumit, përfshirë
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, rrugën “Dervish
Hima” dhe akse të tjera përreth.
Hyrja në stadium fillon në orën 18:00, dhe tifozët
këshillohen të përdorin pikat e caktuara të parkimit për autobusët dhe
automjetet private, për të lehtësuar qarkullimin. Gjithashtu, përdorimi i
dronëve pranë stadiumit është i ndaluar.
No comments:
Post a Comment