Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 10, 2025

GJKKO cakton datën 25 shtator si seancë të parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca e parë paraprake në GJKKO ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit do të mbahet më datë 25 shtator. 



Mësohet se në këtë seancë do të vendosët nëse çështja Meta-Kryemadhi do të kalojë për gjykim apo jo. Kjo seancë do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.

 

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot