Ngjarja tragjike në Shkodër, ku Armando Pali dhe Liridon Kraja u ekzekutuan teksa qëndronin në një lokal, është shfrytëzuar politikisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Ky i fundit përmes një postimi
në facebook, nuk kurseu kritikat për uniformat blu të cilët i etiketon si “policia
e karteleve” ndërsa thekson se qytetarët janë braktisur nga autoritetet.
“Policia e karteleve Ç'tjetër gjë prisni të ndodhë në një
narkoshtet? U shuan duke u vrarë, por
policia është në drejtim të paditur.
Kupola drejtuese u rri gatitu
në këmbë karteleve të drogës. Kërbaçin e kanë vetëm për qytetarët, kurse
terrorin patronazhist vetëm ku ka zgjedhje.
Misioni për rend e siguri ka
mbetur në letër. Qytetarët janë të detyruar të garantojnë vetë sigurinë e
familjes së tyre. Kurrë në 113 vite shtet nuk është braktisur kështu qytetari.
Policia punon për kartelet dhe kartelet qeverisin”, shkruan Noka.
Por ajo që ka tërhequr
vëmendjen në këtë postim është mënyra e paprecedentë se si Noka i është kthyer
një komentuesi. Ky i fundit i kujtoi Nokës episodin ku ai vetë është filmuar
duke ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë gjatë një proteste.
“O muli do ta hash dhe ti
p....e satëme, po prit dhe pak se ato grushta kundër policisë do t’i thyejnë
dhëmbët më keq se Likja”, i shkruan komentuesi.
Në vend të një përgjigjeje të
matur, siç do t’i takonte një funksionari publik, reagimi i Nokës ishte i denjë
për gjuhë rruge: “Merr një brisk dhe eja na mbaro punë bashkë me policinë e
karteleve.”
Nuk është hera e parë që Noka
përplaset verbalisht me qytetarë në rrjetet sociale, duke mos kursyer fjalorin
banal, fyes dhe kërcënues.
No comments:
Post a Comment