Nga Bashkimi Evropian pret mbështetje, ndërsa disa eurodeputetë i quan “fundrrinat më të këqija”.
Fyerjet e shprehura nga
presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po përballet me muaj të tërë
protestash masive antiqeveritare, ndezën alarmin midis institucioneve
evropiane.
Ngjarjet në këtë vend,
përfshirë veprimet e policisë gjatë protestave, u përshkruan si shqetësuese nga
institucionet evropiane.
Disa eurodeputetë propozuan të
shqyrtojnë mbështetjen e mëtejshme financiare për Serbinë - vend kandidat për
anëtarësim në Bashkimin Evropian - ndërsa opozita vendase i bëri thirrje BE-së
që të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të Qeverisë serbe, shkruan
"REL".
Pas kritikave, Vuçiq pranoi se
ndoshta gaboi që i quajti eurodeputetët e Partisë së Gjelbër Evropiane
fundrrina, duke thënë se për ta mendon “shumë më keq”.
Më 9 shtator, në Parlamentin
Evropian u mbajt një diskutim për demokracinë në Serbi, i organizuar nga
eurodeputetët e Socialistëve dhe Demokratëve, të grupit Rindërtojmë Evropën dhe
të Gjelbrit.
Këto grupe përbëjnë mbi një të
tretën e eurodeputetëve.
Jellica Miniq, nga Lëvizja
Evropiane në Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e Vuçiqit
ishin tronditëse për evropianët dhe njerëzit nga institucionet evropiane.
“Është një pikë kthese që i
ngriti të gjithë në BE në këmbë”, thotë ajo.
Miniq kujton se Vuçiq edhe më
parë i ka ofenduar zyrtarët evropianë, por, sipas saj, tani “ka ardhur koha për
të paguar çmimin” për këto deklarata.
“Besoj se tani do të fillojë
llogaridhënia për gjithçka që ka ndodhur më parë”, thotë ajo.
Kriza disamujore në Serbi u
shkaktua nga shembja e një strehe të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku, për
pasojë, humbën jetën 16 persona.
Në protestat masive
antiqeveritare, protestuesit e udhëhequr nga studentët kërkojnë që autoritetet
të mbahen përgjegjëse për këtë incident.
Protestuesit akuzojnë policinë
për përdorim të forcës së tepërt gjatë shpërndarjes së tyre, por një gjë e
tillë mohohet nga autoritetet dhe vetë policia.
No comments:
Post a Comment