Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur për shkak të dronit, u ndërpre ndeshja.
Pas 11 vitesh, mbrojtësi do të
rikthehet për një tjetër përballje me Serbinë, këtë herë në kuadër të
kualifikuesve të Botërorit.
Pas ndeshjes ndaj Letonisë,
Hysaj foli për gjendjen e skuadrës, duke u shprehur se ekipi po luan futboll
mirë, por duhet përmirësuar vetëm pjesa e sulmit pasi është vështirë të luash
90 minuta në rezultat 1-0.
Paqartësi në lojë?
Është një moment që në fazën
sulmuese nuk po ecën mirë. Duhet të jemi të qetë dhe të përgatitemi më mirë në
sulm sepse nuk mund të rrimë 90 minuta në rezultatin 1-0. Në këto moment vuajmë
dhe e dimë që duhet përmirësuar dhe shpresoj ta përmirësojmë sa më shpejtë.
A mjafton kjo Shqipëri për të
mundur Serbinë?
Po besoj se kemi treguar që
edhe këtu kemi pasur mundësi ta mundim. Shpresoj të jemi sa të gjithë në formë
sa më të mirë dhe të jemi gati për të ndeshjen.
Sa e besoni ëndrrën për
Botërorin?
Unë i besoj ëndrrat gjithmonë
sepse edhe Europianin e parë edhe Europianin e dytë i kam pasur ëndrra dhe që i
kam realizuar. Fitorja me Letoninë na jep mundësinë që të besojmë më shumë
akoma.
Me një fitorë në Serbi, sa
përqind i jep shanse Shqipërisë për një vend në Botëror duke menduar edhe “Play
Off”?
Duhen parë gjërat. Rëndësi ka
ndeshja atje dhe shpresoj të fitojmë. Pastaj, duhet të shohim edhe kush janë
kundërshtarët që do të na bien ose si shkojnë gjërat e tjera. Rëndësi ka të
fitojmë njëherë.
Çfarë duhet përmirësuar në
ndeshjet e radhës?
Në ndeshjen e radhës thjesht
taktikisht duhet sulmi. Motivimi nuk ka nevojë sepse të luash në Beograd, është
kënaqësia më e madhe për te gjithë këtu. Nuk duhet menduar gjithmonë se “jo
rezultati nuk tregon të vërtetën”. Kishim raste për të shënuar dhe luajtëm
shumë mirë. Duhet marrë pozitivisht sepse me Letoninë luajtëm bukur. Të
shfrytëzojmë rastet dhe të mbyllim lojën dhe bëhet më mirë.
Në ndeshjen e fundit në Serbi,
dihet si shkuan gjërat. A i druheni ndonjë situate të tillë që mund të
përsëritet?
S’e besoj që mund të
përsëritet. Këtu kemi treguar si luhet futboll me qetësi dhe si luhet futboll i
vërtetë. Nuk besoj të ketë probleme, jam shumë i qetë. Herën e fundit besoj se
ka qenë më keq se tani, kurse për këtë ndeshje jam i qetë.
No comments:
Post a Comment