Kryetari i Partisë Demokratike mblodhi sot grupin e ri parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ku foli për objektivat në sesionin e ri të Kuvendit dhe shpjegoi pse opozita vendosi të hyjë në Parlament në vendimin e marrë dje nga Kryesia.
Ai pohoi se ka marrë shumë
mesazhe dhe ka pasur shumë demokratë dhe demokrate zemërthyera, por sipas tij,
prezenca në Parlament është lufta me narkoregjimin që ka vendosur një nga
censurat më të mëdha nëpërmjet mediave që kontrollon. Ai nënvizoi se “Rama sot
do ishte i kënaqur nëse ata do vendosnin dje të mos hynin në Parlament”.
“Ju garantoj se Edi Rama do
festonte sonte nëse ne do vendosmin të mos ishim në Parlament. Ishte vendim i
vështirë, por i domosdoshëm dhe do kishte shumë pasoja nëse do merrnim vendim
tjetër, për betejë jetike të opozitës, ndaj e nisa fjalimin me këtë”, tha
Berisha.
Ai shpjegoi më tej edhe
kontrollin e pushtetit që ka kryeministri Rama aktualisht, e që lind nevojën
për ta vazhduar betejën e vështirë me regjimin që duket i gjithpushtetshëm.
“Rama shpalli sot pushtetin e
vazhdueshëm dhe permanent, e mendon opozitën si stoli. Shumë mendojnë se ne po
bëjmë gabim të rëndë që po hyjmë në parlament. Por unë i ftoj ata të ndalen në
një moment fondamental dhe që ne demokratët duhet të kemi parasysh, efektin
shkatërrimtar të censurës mbi ne. Ne mendojmë se flasim me njëri-tjetrin, dalim
me ndonjë studio edhe e mendojmë se folëm me qytetarët. Por këto nuk janë as
një e dhjeta e qeverisë”, u shpreh kreu i selisë blu.
Ai qetësoi edhe mbështetësit
demokratë për këtë vendim që mori kryesia:
“U them demokratëve dhe
demokratëve që mbetën zëmerthyer nga vendimi i djeshëm i Kryesisë, se prania
jonë në parlament duke qenë zëri i tyre, është në kushtet e thella të
narkodiktaturës dhe me rëndësi jetike për realizimin e qëllimeve tona”.
No comments:
Post a Comment