Në një debat të hapur me Ilir Demalin në “N'xhiro me Syçin”, Dr. Astrit Bimbashi diskutoi rëndësinë e vërtetës historike dhe pasojat e manipulimeve që kanë formësuar perceptimet shoqërore në Shqipëri. Ai theksoi se "ka dy qëndrime, fakti është i qartë, por shumë njerëz kanë qëndrime të ndryshme, kryesisht të përcaktuara nga historia e manipuluar."
Sipas Bimbashit, "në kohën
e pushtimit, njerëzit u vranë, grabitën dhe u dëbuan nga tokat e tyre,"
por kjo nuk është e mjaftueshme për të kuptuar thelbin e problematikës. Ai
shtoi se "qërimi është më i rëndësishëm se sa grupet sociale," duke
nënkuptuar nevojën për të reflektuar më thellë mbi historinë e deformuar nga
pushteti dhe politika.
Doktori theksoi se në Shqipëri
ka pasur një "manipulim, stimulim dhe falsifikim të historisë,"
ndërsa personat që morën pushtetin në vitet ’90, shpesh u përfshinë në grabitjen
e pronave, duke krijuar "pronarë të vërtetë të grabitur," ndërsa
qytetarët e zakonshëm mbeten jashtë ligjit.
Ai kritikoi edhe situatën
aktuale mediatike dhe edukative: "Televizionet janë katastrofë, me shumë
pak përmbajtje edukative, dhe rinia është duke humbur fantazinë dhe
ndërgjegjen." Gjithashtu theksoi rëndësinë e gjuhës dhe kulturës si
shtylla të kombit, që sot ndjehen të braktisura.
No comments:
Post a Comment