Nga Indrit Vokshi
Nuk dua të dal "kontrapedal" në gjithçka, sikur jam
unë më i mençuri!
Thjesht i është marrë godina shtetërore, nuk i është mbyllur
televizioni. Kush tha që iu hoq licensa televizionit?
Ta vendosë televizionin në pronat e veta si psh Bashkim Ulaj
që e ka te kulla e vet dhe Dulaku që ka Vizionin të pallatet e veta. Pse duhet
domosdoshmërisht të kesh një godinë publike-shtetërore për televizionin tënd
privat? Për më tepër, ke humbur të gjitha gjyqet prej 2022 deri në korrik 2025.
Pse thonë nuk ka njoftim e vendim gjykate?
Çfarë më shqetëson? Po i zhvlerësojmë fjalën e lirë, median,
demokracinë, duke dashur t'i përdorim si slogane për të mbrojtur
paligjshmërinë.
Ska dyshim, Edi Ramës nuk i plas shumë për ligj; të vetëve
edhe ua toleron shkeljet, atyre që si do për klientë nuk ua lejon, zbaton
vendimin. Këta tani, ankohen "pse nuk na i lejon edhe ne shkeljet, siç ua
lejon atyre"? Të jemi të drejtë në paligjshmëri? Shumë dakord. Na lejoni
edhe ne të tjerëve të përdorim godina shtetërore apo toka shtetërore publike.
Pse jo? Jemi më pak burra të mirë se Irfani, apo tjetri, apo tjetri? Aspak.
Sa për "media e fjalës së lirë", dritares e të
vërtet etj. se këtu shpërthen ky lloj patetizmi, ka qenë media në dispozicion
të Erion Veliajt. Shyqyr që nuk na transmetonte Veliajn kur zgjohej nga gjumi.
Shenjtërinë e demokracisë duam ta përdorim për të mbrojtur ata
që veç me demokracinë skanë lidhje. Shenjtërinë e medias si media, duam ta
përdorim si mburojë për të mbrojtur ata që nuk duan të zbatojnë vendime
gjykatash. Ndonjëri prej jush që e lexon ketë shkrim, a ka guxim të mos zbatojë
një vendim gjykate?
Mos na i zhvlerësoni e mos na i diskretitoni çështjet e
rëndësishme si demokracia e liria e medias, duke i përdorur për këto punë.
Sepse, pastaj, herë tjerët, kur të jetë e nevojshme vërtet të mbrohen, reagimi
është i vakët, nuk rebelohet kush për demokraci e liri mediaje, ngaqë janë
zhvlerësuar duke i përdorur si mburoja vend e pa vend.
Televizioni nuk është mbyllur, gazetarët do të jenë përsëri
aty, shpresojmë që pas këtij rasti ai televizion ta rrisë aktivitetin e tij
opozitar.. dhe jemi në rregull. Pse duhet të fusim lirinë, demokracinë, Kristaq
Ramën, Havzi Nelën, Spiro Kolekën, tek një çështje ku gjykata ka marrë vendim
që televizioni t'i kthejë godinën shtetit shqiptar ngaqë shteti nuk ia ka
rinovuar kontratën e qerasë a çfarë ka pasur?
No comments:
Post a Comment