Nga Mero Baze
Lobistët e Sali Berishës në SHBA, kanë përtuar të gjejnë ndonjë argument për të qenë për t’i ndryshuar mendjen qeverisë amerikane se Sali Berisha nuk e meriton të sanksionohet “non grata” bashkë me familjen e tij për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
Janë mjaftuar të thonë atë që thotë dhe Berisha, por që më mirë se kushdo e ka thënë vet qeveria amerikane pse ajo nuk ka bërë publike dosjen e Berishës për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Në fakt, e vetmja gjë që është
deklaruar qysh në fillim nga Sekretari i Shtetit dhe zyrtarët amerikanë, është që
SHBA nuk bën komente dhe nuk jep sqarime personale për sanksionet e saj “non
grata” të klasifikuar nën nenin që kap Sali Berishën.
Fakti që nuk jep fakte, nuk do
të thotë që nuk ka fakte. Madje, Berisha për këtë çështje hapi dhe një gjyq në
Francë për të detyruar Sekretarin e Shtetit t’i bënte publike dosjen.
Ka vende të tjera si Britania e
Madhe që të shpallin “non grata” dhe nuk të bëjnë publik as emrin. Bashkë me
Berishën janë shpallur “non grata” në Britani dhe 8 bashkëpunëtorët e tij, por
emrat nuk janë bërë publik. Sali Berisha e bëri vetë publik se mund të mos e
dinim që ishte “non grata” dhe në Britani nga një qeveri e djathtë
“anti-Soros”.
Por meqë lobistët e tij janë të
fiksuar pas idesë që nuk ka fakte për korrupsion madhor, një fakt ata mund ta
verifikojnë vetë dhe të na ndihmojnë edhe ne.
Berisha ka bërë tre kontrata më
2025 me ta: një me Continental Strategy dhe Continental PLLC, tjetrën me degën
ligjore të Continental Strategy dhe Continental PLLC, dhe një me strategjistin
LaCivita, shumë i njohur në SHBA për shkak se ka mundur t’i marrë Donald
Trump-it 20 milionë dollarë për fushatë.
Nga të tre këto kontrata, Sali
Berisha nuk ka deklaruar asnjë lek të paguar në KQZ në Shqipëri.
Continental Strategy dhe
Continental PLLC kanë deklaruar shumën 6 milionë dollarë për të cilën Berisha
thotë se do ta paguajë një elektricist nga Tropoja në New York, që ka krijuar
një fondacion patriotik. Për LaCivitën nuk ka ende asnjë faturë dhe as për
degën ligjore të Continental Strategy dhe Continental PLLC.
Tani është shumë e thjeshtë.
Këta lobistët e Sali Berishës t’i thonë popullit shqiptar se sa miliona euro të
tjera, përveç 6 milionë dollarëshit, i kanë marrë Sali Berishës, pastaj ne t’i
shpjegojmë se ku i gjeti Sali Berisha këto dhjetëra milionë dollarë që paguan
të heqë njollën e korrupsionit me para korrupsioni.
Ndoshta po zbardhëm këtë aferën
e fundit korruptive për mënyrën se si janë paguar vetë, të tjerat kuptohen më
mirë dhe ata e kanë më të lehtë të justifikohen pse nuk janë hequr dot “non
gratën”.
No comments:
Post a Comment