“Partia Demokratike në këto tre dekada ka treguar të gjithë variantet e saj mundshme”, kështu u shpreh juristi i njohur Indrit Sefa, në studion e “Real Story” në ABC News.
Ai theksoi se nëse Partia Demokratike nuk i rrëmbehet Sali Berishën, atëherë kjo parti nuk ka asnjë shans që të rikthehet si forcë fituese.
Për Sefën, për aq koha sa Sali Berisha instalon “një delfin të vetin në radhët e saj, Partia Demokratike ka prekur fundin dhe nuk ka asnjë shpresë.
“PD i ka treguar në këto 35
vjet të gjitha variantet e mundshme. Sali Berishë, nëse PD bëhet, i duhet t’ia rrëmbesh partinë, atëherë bëhet. T’ia
marrësh, vetëm në atë formë bëhet, nëse Berisha lë para një delfin të vetin,
ajo parti ka marrë fund, këta tani, Tabaku, Mehmeti, nëse duan t’ia marrin…”,
tha ai.
Ai foli dhe për një çështje
tjetër, që lidhet me pretendimet e Andia Ullirit, e cila kërkon që mandati i
gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun Durrës duhet t’i kalojë asaj, duke
marrë parasysh ligjin për kuotën gjinore, që parashikohet edhe nga Kodi
Zgjedhor. Juristi tha se beteja e Ullirit mbetet ligjore dhe në frymën e
ligjit.
“Andia Ulliri ka nisur një
betejë, e cila në vlerësimin tim është e drejtë dhe në frymën e ligjit,
pavarësisht se ka një interpretim të gabuar dhe një veprim hileqar i këtyre
baballarëve të reformës zgjedhore të Bylykbashit dhe Gjiknuri, të cilët deri në
momentin e fundit që u depozituan listat nuk e përmendin fare, në momentin që u
dorëzuan lista, thanë se te lista e mbyllur më i votuari futet”, tha ai.
No comments:
Post a Comment