Kryedemokrati Sali Berisha, në daljen për mediat jashtë SPAK-ut, foli sërish për kryebashkiakun Erion Veliaj, për të cilin tha se po keqtrajtohet në burg.
Sipas tij, me Veliajn ‘janë
sjellë në mënyrë të papranueshme.
“Për Erion Veliajn, çështja
është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën e
Ramës, nuk e di, por kjo të provojë, ta hetojnë, kanë bërë dëshmi, të cilat
faktojnë për mua, faktojnë të vërtetën e vjedhjeve të tmerrshme që kanë bërë.
Megjithatë çdo njeri i padënuar dhe dënuar, ka një paketë të drejtash të cilët
duhet të respektohen. Me Erion Veliajn janë sjellë në mënyrën më të
papranueshme. Dhe të jeni të sigurt, që për Erion Veliajn kam konsideratën më
të keqe. Ua them këtu. Mund të flas shumë, shumë kohë dhe ndonjë ligësi
njerëzore si atë nuk njoh, përveç Edi Ramës. Por tani është seç është, por të
drejtat e tij nuk mund të përcaktohen nga vullneti im. Të drejtat e tij janë të
drejtat e një qytetari të garantuar me ligj dhe kushtetutë”.
Madje, Berisha pretendon se
statuset që publikon në rrjetet sociale Erion Veliaj, nuk i shkruan vetë.
“Që të marrë Edi Rama, zyra e
shtypit dhe të botojë statuse të pashkruara nga Erion Veliaj, kjo mund të ketë
ndodhur në proceset më të zeza të kohës së sigurimit të shtetit. Çfarë nevoje
kishte të shkruante statuse se Olsi Dado është i tillë dhe atillë, dhe Altin
Dumani është heroi siç donte Edi Rama, në një kohë kur ai ishte i zhytur. Ju e
patë vetë që paratë binin si nga qielli te Velica, me kompani me këto. Çfarë
nevoje kishte ta bënte këtë? Ua them unë, kishte nevojë se Edi Rama donte me
çdo kush të zemëronte gjykatësit dhe prokurorët me të dhe ta mbante aty ku
është. Kjo për mua është shumë e dënueshme, sepse kjo përbën vepër penale në vetvete.
Thuhet që e kanë keqtrajtuar. Është një akt absolutisht i papranueshëm dhe i
dënueshëm. Këto qëndroj unë për këto dhe më vjen mirë që Avokati i Popullit
është marrë dhe po merret”.
Kryedemokrati foli edhe për
rastin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilin tha se iu hoq 10
ditë komunikimi për një intervistë.
“Rasti i Ilir Metës është rast
që ju nuk mund ta imagjinoni. Vetëm pse ka dhënë një intervistë i heqin 10 ditë
të drejtën e çdo komunikimi, sikur të ishin Stalinistë apo nazistë. Shkojnë tre
familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo se lejohen vetëm
tre. Dhe raste të tjera. Plus që është absolutisht, ta dijë çdo shqiptar, pa
asnjë fakt në dosje. Nuk mbroj njeri që ka fakt penal”.
No comments:
Post a Comment