Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, August 12, 2025

Ardi Veliu i përgjigjet Hysenbelliut: Premtuat se do të lironit godinën, ju pritëm 48 orë

 Shoqëria KAYO ka publikuar sot përgjigjen për kreun e grupit mediatik Focu, Irfan Hysenbelliun.

 


Sipas institucionit në fjalë, presidenti i News24 dhe disa mediave të tjera ka pranuar ta dorëzojë vullnetarisht ndërtesën, mirëpo kjo nuk ka ndodhur as pas 48 orëve të afatit.

 

Një përgjigje, KAYO e ka edhe për pretendimet se janë grabitur dosje shumë të rëndësishme që mediat e Hysenbelliut po hetonin në lidhje me korrupsionin qeveritar dhe abuzime të tjera.

 

“Lirimi i ndërtesës është kryer në kushte të larta sigurie, në prani të forcave të armatosura, duke dokumentuar me procesverbal çdo send të ndodhur brenda saj. Pretendimet për fshirjen e materialeve të gazetarëve janë të pabazuara dhe të pavërteta.

 

Sipas shkresës “Materialet e gjetura brenda ambienteve, pas inventarizimit u dërguan pranë Rezervave të Shtetit, me adresë Rruga Bajram Tusha, pranë ish Gjykatës së Apelit, Shkozet, Durrës”

 

Administratori duhet të paraqitet personalisht pranë Rezervave të Shtetit si i vetmi person i autorizuar, për të marrë sa më parë sendet e gjetura dhe të inventarizuara në objekt. Kayo sh.a i ka bërë thirrje administratorit që t’i tërheqë të gjithë bazën materiale” – thotë shoqëria.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot