Rusia nisi sulme me dronë në Kiev disa orë pas një telefonate midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, sipas “Guardian”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se telefonata e tij me
Vladimir Putinin nuk kishte patur progres – në përpjekjet e tij për t’i dhënë
fund luftës në Ukrainë.
Ndërsa një ndihmës i Kremlinit tha se presidenti rus kishte
përsëritur se Moska do të vazhdonte përpjekjet për të zgjidhur “shkaqet
rrënjësore” të konfliktit.
“Të dy udhëheqësit nuk e përmendën çështjen e ndërprerjes së
furnizimeve të disa armëve amerikane në Kiev gjatë bisedës së tyre gati
njëorëshe”, tha ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov.
Përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në
Ukrainë përmes diplomacisë kanë ngecur dhe Trump është nën presion – përfshirë
edhe nga disa republikanë – për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë
me seriozitet.
“Nuk kam bërë asnjë progres me të,” u tha Trump gazetarëve në
një bazë ajrore jashtë Uashingtonit, përpara se të nisej në një aktivitet në
Iowa.
Putini, nga ana e tij, ka vazhduar të këmbëngulë se do ta
ndalë pushtimin e tij vetëm nëse adresohen “shkaqet rrënjësore” të konfliktit –
duke iu referuar çështjes së zgjerimit të NATO-s dhe mbështetjes perëndimore
për Ukrainën.
Brenda pak orësh nga përfundimi i telefonatës, Rusia nisi një
sulm me dron ndaj Kievit që plagosi 14 persona dhe shkaktoi zjarre të shumta.
Dëshmitarët raportuan shpërthime dhe zjarr masiv gjatë natës,
ndërsa njësitë e mbrojtjes ajrore luftuan me dronët mbi kryeqytet.
Dëmtime u regjistruan në gjashtë nga 10 rrethet e Kievit dhe
mbeturinat e droneve që binin i vunë flakën një objekti mjekësor në rrethin,
Holosiivskyi.
Mbetjet e droneve shkaktuan gjithashtu zjarre në disa depo dhe
ndërtesa banimi në rrethet Svyatoshynskyi, Solomanskyi dhe Shevchenkivskyi.
No comments:
Post a Comment