Analisti Ilir Demalia e ka cilësuar aksionin për lirimin e hapësirave publike si të domosdoshëm.
Gjatë një intervistë në “News Line” në ABC News, Demalia kritikoi ashpër “zaptimin” që është bërë ndër vite në shumë zona në kryeqytet.
Ai theksoi se duhet të veprojë forca e ligjit në
raste të tilla, pasi vendi është kthyer në një katrahurë. Por gjithashtu vuri
edhe “gishtin” e përgjegjësisë edhe tek qytetarët, duke theksuar se në shumë
raste kanë abuzuar duke mos mbrojtur vendin.
“Kjo katastrofë nuk është bërë
këto dy vite por ka qenë 35-vjeçare. Nëse ne do të marrim një masë për të
rregulluar një gjë, duhet bërë me parapërgatitje. Mirë drejtorët janë të
korruptuar, por po qytetari vetë a ka ndërgjegje? Ne kemi masakruar gjithë
bregdetin, tani ka nisur me Thethin. Thonë që ka pronën e vet, ku ka pronë në
oborr të Kishës? Ne kemi probleme si popull që nuk reagojmë për të ruajtur
komunitetin tonë. Problemi është që ne jemi në një moment kritik. Duhet të nisë
urgjentisht nga Vermoshi deri në Konispol. Kështu nuk mund të vazhdojë më. Tani
kemi një media dhe një opozitë që ka dalë kundër. Këto njerëz që kanë bërë këto
ndërtime kanë paguar dhe ndoshta jemi dakord që mosfunksionimi i administratës
ka sjellë këtë. Kryeministri Rama po bënë gjënë më të mirë, e ka këtë të drejtë
të veprojë me pushtetin lokal. Kjo besoj është pesha e mandatit të 4 dhe
mandateve që ka. Ne jemi vetëshkatërrues, është fakt. Hajde të lëvizim, edhe në
vende jashtë, ka ndërtime, por nuk abuzohet”, tha ai.
No comments:
Post a Comment