Konflikti mes Turqisë dhe Greqisë për kufirin detari cili vijon prej vitesh mund të marrë zgjidhje vetëm nëse shteti grek përcakton zonat ekskluzive ekonomike dhe vetëm pas këtij veprimi negociatat mund të vazhdojnë duke patur si arbitër SHBA-të.
Profesori amerikan Nicholas Economides në një opinion për
gazetën Kathimerini sugjeron disa lëvizje në politikën e jashtme greke.
Në një opinion për gazetën “Kathimerini”, Nicholas Economides,
profesor i Stern School of Business, New York University, sugjeron disa lëvizje
në politikën e jashtme të Greqisë, mes të cilave mund të gjenden pika interesi
për Shqipërinë.
Në vazhdën e mendimit politologjik sundues në Greqi, në kuadër
të të cilit me politikë të jashtme në përgjithësi kuptohet siguria e vendit dhe
me këtë nënkuptohet kërcënimi turk dhe Ecomonides vendos në listën e
sugjerimeve të veta nevojën e ndryshimeve për të përballur Turqinë e Erdognait,
që sipas tij synon krijimin e një kalifati.
Përveç ndryshimeve të tilla si investimi pranë administratës
Trump dhe BE-së, ndryshimi i qasjes me praktikën e lobimit, profesori në fjalë
sjell në vëmendje domosdoshmërinë e përkufizimit nga Greqia të Zonave
Ekskluzive Ekonomike përpara nisjes së negociatave me Turqinë.
Greqia duhet të përkufizojë zonat e veta ekskluzive ekonomike
në territorin grek. Negociatat e vëshrira me Turqinë (me gjasë me arbitrimin
amerikan) do të zhvillohen shumë shpejt.
Nëse Greqia nuk përkufuzon së pari ZEE-në vet në territorin që
i takon, do të jetë sikur të ecësh mbi fushën e minuar të negociatave pa busull
dhe me shpinën zbuluar. Për sa kohë që ZEE e Greqisë në kufijtë me Zonat
Ekskluzive Ekonomike të Qipros dhe Libisë nuk janë përkufizuar, Turqia mund të
bllokoje çdo veprim të Greqisë, cilido qoftë ai, si shtrirja e një kabulli afër
Kasosit, ashtu edhe kërkimi në Jug të Kretës
Ndarja e kufirit detar me Turqinë nënkupton se Greqia ka
prioritete të qarta të sigurisë dhe se agjenda e saj me Shqipërinë për të
njëjtën çështje kalon në plan të dytë.
Asnjë dosje nuk është bërë publike më për këtë çështje dhe me
faktin e evidentuar tashmë se SHBA do të arbitrojë një negociatat mes Turqisë
dhe Greqisë, dyshimi se shtyrja e marrëveshjes me Shqipërinë mund të
interpretohet se është lobuar për të mos krijuar pozitë neogocimi të favorshme
për Athinën, as edhe për të mos vendosur standardin apo precedentin në
trajtimin e çështjes së ishujve. Që është kyçe në ndarjen e kufijve dhe ZEE-së
në Egje.
No comments:
Post a Comment