Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij në vitin 1997, kur u dhuna brutalisht nga disa persona pranë banesë së tij.
Më tej, kryeministri u shpreh i bindur se sulmi ndaj tij ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm.
Pjesë nga intervista:
A të ndihmoi forca jote fizike kur dikush u përpoq të të
vriste në vitin 1997?
Ky ishte mendimi i mjekëve që më trajtuan. Sulmi ndaj meje
ishte shumë brutal.
Sulmi ndodhi në Tiranë. Ishit 32 vjeç, lektor në akademinë e
arteve dhe një nga intelektualët luftarakë që u përball me autoritetet në
artikuj gazetash. Vendi ishte në prag të trazirave serioze politike në atë
kohë.
Ndodhi më 22 janar 1997. Po kthehesha në shtëpi me të dashurën
time dhe një nga miqtë e mi. Në atë kohë, jetonim në një apartament të vogël në
një periferi. Ishte një natë e ftohtë pas një stuhie shiu, dhe Tirana ishte një
qytet krejtësisht tjetër atëherë. Energjia elektrike ndërpritej rregullisht dhe
natën rrugët ngjanin me vrima të zeza.
Pak para se të arrija në shtëpinë ku jetoja, u shfaqën dy
silueta të errëta. Në fillim, mendova se njoha një nga burrat që mbante një
rrotull letre: një nga studentët e mi, një lloj bodybuilder-i. Por jo, ai po
mbante një shufër hekuri brenda rrotullës së letrës. Rashë përtokë nën goditjet
dhe u përpoqa ta mbroja të dashurën time duke e mbajtur pas shpine me të dyja
duart. Pashë dritat e llambave me vaj që ndizeshin në dritaret e shtëpisë dhe
mendova: “Kaq ishte, jeta ime mbaroi”.
Burrat më lanë të shtrirë në baltë, me sa dukej i vdekur.
Gjaku më rridhte nga fytyra dhe goja ime ishte gjithashtu plot me gjak. Kisha
disa çarje në kokë dhe hundë.
Kush ishin këta burra?
Ende nuk e di saktësisht. Por e di që ishte një tentativë
vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm. Isha përpjekur të
organizoja një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të jepte dorëheqjen. Në
spital, mjeku që më trajtonte më tha: “Pa fizikun tënd të mirë si atlet, gjërat
do të kishin shkuar keq. Edhe gjatësia jote të ndihmoi; nuk more një goditje të
mirë”.
No comments:
Post a Comment