Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, duke propozuar krijimin e një operatori kombëtar për shpërndarjen e ujit.
Krahas kësaj, kryeministri
njoftoi se po punohet me Ministrinë e Energjisë për ngritjen e një sistemi të
ri kontrolli mbi furnizimin me naftë, që synon të garantojë transparencë më të
madhe dhe kontroll efektiv mbi çmimet dhe qarkullimin e karburanteve në vend.
“Jemi të sigurt që duhet të
kalojmë në një fazë tjetër dhe duhet të krijojmë operatorin e shpërndarjes së
ujit.
Na duhet një ndërmarrje e
shpërndarjes së ujit dhe një koorporatë e re që të adresojë të gjitha problemet
e fragmentarizimit të burimeve dhe menaxhimit që pas 30 e ca vitesh është e kot
të na sjellë rezultate të dëshiruara dhe pse ka përmirësime por janë të
pamjaftueshme.
Qoftë për ujin dhe trajtimin e
mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe duhet të krijojmë
sinergji me koorporata ndërkombëtare.
Kjo do të na ndihmojë për shumë
arsye për furnizimin me ujë, investimet, transparencën në të gjitha këto
procese. Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që duhet të
konsolidohet dhe duhet të bëhet një sistem në nivel kombëtar.
Jemi duke punuar me ministrinë
e energjisë për një sistem të ri të furnizmit të naftës. Do të sjellë një
kontroll shumë efikas qoftë mbi çmimin dhe qarkullimin e saj”, tha Rama.
No comments:
Post a Comment