Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentet që të kërkojë në KLP hetim për prokuroren Elsa Gjeli, por edhe për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës.
Rama thotë se Prokuroria e Shkodrës mori në mbrojtje Gjelin, e
cila sipas tij la në baltë strukturat e shtetit dhe nuk nisi hetim edhe pse u
referuan materialet.
“Është shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth, ku strukturat e
shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore dhe Prokuroria e
merr edhe në mbrojtje. Këta njerëz në shkollë bëjnë edhe një lëndë që quhet
logjikë, në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka. Ajo mungesë logjike në një
organ themelor të zbatimit të ligjit, përkthehet në dëme shumë të mëdha për
komunitetin, individët, për pasurinë tonë të përbashkët, për imazhin e vendit.
Çfarë imazhi është ky në sytë e atyre qindra turistëve që dje edhe sot në Theth
shikojnë fadromat, që shkojnë atje për të pastruar plagën e hapur nga një
individ totalisht i papërgjegjshëm, që ka kryer krim të shumëfishtë atje dhe që
ende tani që flasim nuk dihet kush është sepse prokurorja Gjeli, e ka lënë të
lirë duke mos vendosur mosfillimin e çështjes, dmth ka vendosur të mos bëjë
asnjë hetim”, tha Rama.
No comments:
Post a Comment