Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga lumi i Bunës, pas përfundimit me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin pranë zonës së Dajlanit.
Kreu i qeverisë pas këtij aksioni shprehet se pas shumë vitesh
tanimë Buna rrjedh i lirë në shtratin e vet.
“Mirëmëngjes dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i
lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes
për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj
një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Kujtojmë se faza e parë e ndërhyrjes për pastrimin e shtratit
të lumit Buna përfshiu heqjen e rrjetave dhe pinarëve, ndërsa faza e dytë u
fokusua në heqjen e pjesëve metalike që kërkonin ndërhyrje më të specializuara.
No comments:
Post a Comment