Është ndarë nga jeta, mbrëmjen
e së shtunës, At Nikolla Marku, prifti i Kishës “Shën Maria” në Elbasan.
Prifti At Nikolla Marku u nda
nga jeta në moshën 77-vjeçare ndërsa vuante prej kohësh nga një sëmundje e
rëndë.
Ceremonia mortore do të mbahet
këtë të diel, më 20 korrik, në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë
dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit.
Kujtojmë se At Nikolla ishte
një prift i vetëshpallur i besimit ortodoks dhe nuk njihej nga Kisha Ortodokse
Autoqefale e Shqipërisë.
No comments:
Post a Comment