Endri Shabani, në një reagim tjetër, i është përgjigjur Adriatik Lapajt, pas deklaratës së këtij të fundit, kun ë të, sipas Shabanit, ka kërcënuar dajën e tij, pse nuk po i hap rrugë për të marrë mandatin e deputetit.
“Ndjej keqardhje nga deklarata e Tikut ku më shpall mua
armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha
mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve.
Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.
E para, mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka
qënë kurrë i Adriatikut. Unë e di që Tiku është mësuar të përvetësojë punën e
të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, Adriatiku nuk do
të ishte bërë kurrë deputet!!!
Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin
13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436
vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.
E dyta, Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë. Në këto
zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim
përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit. Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatiku
është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i
takonte atij.
Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të
punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas
zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh,
përfshi këtu edhe Zeqirin.
Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar
Adriatikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e
tij.
E treta, nëse Tiku nuk mban përgjegjësi për vjerrin e tij,
përse duhet të mbaj unë përgjegjësi për dajën tim? Prej kohësh kemi pranuar që
përgjegjësia është individuale. Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të
përdoret as nga unë, dhe as nga Adriatiku.
Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante
lojra, kërkoi t’i tërhiqte vëmendjen. Por kur u përball me kërcenime ndaj
fëmijëve të tij, ai shkoi një hap më tej”, thotë Shabani.
Unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e tij, por kur shoh se si
akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët, mendoj që
Zeqiri ka bërë shumë mirë që i ka dalë përballë dhe i ka prerë rrugën. Në fund
të fundit për 100 vite ne kemi patur politikanë që të vrasin për pushtet, nuk
na duhet të rrisim të rinj", shprehet ai.
No comments:
Post a Comment