Nga Ilir Demalia:
Gazeta kryesore “Panorama”, më e klikuara dhe me tirazhin më të madh në vend, sapo hapa faqen sot, lajmi i parë ishte: “Edit Harxhi, një prej figurave më të njohura të politikës në Shqipëri, është duke shijuar disa ditë pushimi në brigjet e Sarandës.”
1. Lajmi jepet sikur Edit Harxhi të kishte dalë lakuriq – gjë që edhe mund të ndodhë, dhe sërish nuk do të përbënte ndonjë ngjarje, përveçse kureshtje për idiotët dhe produkt i një gazetarie provinciale, që drejtohet nga provincialë dhe injorantë si “Panorama” dhe “24-ora”.
2. O gomerë të medias që i jeni vënë në qafë këtij profession i, ndërkohë që as lidhje nuk keni me atë mision fisnik që dikur kishte gazetaria. As pronari juaj nuk ka lidhje me këtë mision – prandaj edhe ju ka zgjedhur ju. Të dalësh në plazh me bikini (kostum banje, shqip) mendoni se përbën ngjarje të jashtëzakonshme?! Çfarë doni të na thoni, se keni kapur në plazh me rrobe banje Fatimen e Profetit Muhamed?!
3. Mendoni vërtet se fakti që Edit Harxhi, “një prej figurave më të njohura”, është në plazh, është lajmi që mezi e pret publiku?! Seriozisht?
Në plazh, në këtë vapë korriku e gushti me temperatura përvëluese që kanë hapur vatra zjarri në gjithë vendin, sipas logjikës suaj prej provincialësh të pagdhendur, plazhistët – e sidomos politikanët – duhet të dalin të veshur me kapota ushtarake dhe me këpucë me kambale. Boll më me budallallëqe!
No comments:
Post a Comment