Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë të ngushtë pro paketës së taksave dhe të shpenzimeve të Presidentit Donald Trump.
Paketa është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në buxhetin e SHBA-së.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe 214 kundër për paketën legjislative, e cila u bë e njohur si “One Big Beautiful Bill” dhe për të cilën ka mjaft diskutime dhe kritika. Edhe senati e ka dhënë dritën e gjelbër. Tani presidenti Trump mund ta nënshkruajë projektligjin në mënyrë që ai të hyjë në fundi më 4 korrik, në ditën e festës kombëtare, sikurse edhe synonte.
Çfarë përmban ‘One Big Beautiful
Bill Act’?
Paketa përfshin një përzierje
uljesh të taksave individuale dhe atyre të bizneseve, shpenzime masive për
kontrollet e imigracionit, rritje të shpenzimeve ushtarake dhe një rritje të
stimujve për karburantet fosile.
Gjithashtu ka ndryshime në të
drejtën për t’u përfshirë në programet shëndetësore dhe sociale, si dhe mbyllje
të disa prej nismave të tranzicionit klimatik të iniciuara nga ish-Presidenti
Joe Biden.
Përfituesit kryesorë janë
sferat e politikave që kanë qenë themeli i mantrës së Trumpit “Amerika e Para”.
Shpenzime për armatimin dhe
kufizimin e imigracionit
Një shumë prej 178 miliardë
dollarësh (rreth 150 miliardë euro) do të shkojnë për programe që synojnë të
kufizojnë imigracionin, ndër të cilat bëjnë pjesë rifillimi i ndërtimit të
murit kufitar me Meksikën, shtimi i personelit dhe i burimeve të policisë
kufitare, hetimi dhe përndjekja penale e emigrantëve.
Rreth 153 miliardë dollarë do
të shpenzohen për mbrojtjen: ndërtim anijesh, sisteme për mbrojtjen nga
raketat, armë bërthamore dhe mbështetje për ndihmën ushtarake në kufi.
Dhe pasi premtimeve gjatë
fushatës elektoraledhe në fjalimin e tij të fitores se do të “shponte, sa të
mundte” – pra për rritjen e nxjerrjes së lëndëve djegëse fosile -projektligji
do të stimulojë si eksplorimin e burimeve dhe eksportet e gazit, dhe do t’u
jepë fund koncesioneve dhe stimujve për automjetet elektrike, energjinë e
pastër dhe programet e reduktimit të emetimeve.
Gjithashtu do të ketë ulje
taksash prej rreth 4.5 trilionë dollarësh (3.8 trilionë euro) për individët dhe
bizneset. Këtu përfshihet edhe premtimi i Trumpit për të ndaluar taksimin e
bakshisheve dhe të pagesës së orëve shtesë për punë jashtë orarit.
Pakënaqësi dhe kritika
Paketa legjislative “One Big
Beautiful Bill”, është kritikuar për shkak të barrës që pritet të shkaktojë në
buxhetin e SHBA-së. Ekspertët e pavarur të buxhetit të Kongresit vlerësojnë se
brenda dhjetë viteve planet e Trumpit mund ta rrisin borxhin amerikan edhe me
3.4 trilionë dollarë. Prandaj këtë ligj e kritikuan edhe republikanët që janë
konservatorë për sa i përket politikës fiskale.
Sipas një sondazhi të
Universitetit Quinnipiac zhvilluar në mes të qershorit, 53% e amerikanëve e
mbështesin projektligjin dhe 27% jo, kurse pjesa tjetër nuk u shpreh as në
favor, as kundër.
Pro paketës janë vetëm dy të
tretat e votuesve republikanë. Analistët me të cilët foli DW thanë se kur u
shpjegon votuesve përmbajtjen e projektligjit mbështetja për të bie, përfshirë
edhe votuesit e republikanëve./DW
No comments:
Post a Comment