Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do jetë kryesuesja e trupës gjykuese për dosjen e aferës Partizani, e cila tashmë ka kaluar për gjykim me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 bashkëpunëtorët e tyre. Shorti u hodh sot në GJKKO, ndërsa gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj janë dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese. Kjo treshe gjyqtarësh do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel.
Po sot, ish-kryeministri Sali
Berisha ishte në SPAK për masën detyrim paraqitjeje dhe pyetjes së gazetarëve
nëse do e ‘njohë’ trupën gjykuese i dha këtë koment.
“Është çështje e avokatëve, jo
e imja. Unë siç e keni vënë re unë dëgjoj avokatët. “, u shpreh ai.
Nën akuzë për korrupsion, Sali
Berisha do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit Partizani, për të
cilën SPAK thotë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte pozicioni i
Kryeministrit për të pasuruar familjen e tij, përmes dhëndrit Jamarbër
Malltezi. Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe
pastrim parash.
Me Berishën dhe Malltezin të
pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i
akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.Akuza e “pastrimit të parave” i
është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës
dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të
gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe
kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, të tria për pastrim
parash.
Paralelisht me procesin hetimor
SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e
konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente,
vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri
në përfundim të gjykimit. Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të
kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e
tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të
Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri, përmes të cilave
Malltezi përfitoi të paktën 5.4 milionë euro.
Dosja 'Partizani', të
pandehurit:
1-Sali Berisha, ish
kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore
ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin
2-Jamarbër Malltezi – dhëndri i
ish-kryeministrit – akuzohet për
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të
zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën dhe “Pastrimit të
Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
3- Fatmir Bektashi - , akuzuar
për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë
shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës
penale ose veprimtarisë kriminale”.
4- Xhimi Begeja- Ortaku i
Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të
Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim
5- Andia Pustina - Financierja
që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k
- Akuzohet për 'Pastrim Parash'.
6-Studio Pustina sh.p.k.,
akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës
penale ose veprimtarisë kriminale”
7-Shoqëria Homeplan sh.p.k.,
akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës
penale ose veprimtarisë kriminale”
8-Shoqëria Kontakt sh.p.k.,
akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës
penale ose veprimtarisë kriminale”
No comments:
Post a Comment