Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë dhe në kushte të forta sigurie është shoqëruar nga Rinasi për në hotelin pranë "Pallatit me Shigjeta", ku edhe është akomoduar.
Kombëtarja e drejtuar nga Dragan Stojkovic mbërriti në Rinas
këtë të premte pas mesditës, teksa u akomodua në një nga hotelet në Bulevardin
"Gjergj Fishta" rreth orës 13:40. Që nga shkelja e tyre në aeroport,
gjithë stafi serb ishte i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga policia e
shtetit dhe RENEA, për të shmangur çdo problem.
Gjithashtu ekipi i Serbisë ka me vete edhe stafin e vet të
sigurisë, ndërsa nuk do mungojë as kuzhinieri. Si shumë ekipe në botë, edhe
Serbia udhëtoi në Tiranë me kuzhinierin me vete. Më shumë se mosbesim për
ushqimin e gatuar në hotelin ku po qëndrojnë, serbët duan të marrin kaloritë
dhe dietën e duhur përpara një ndeshje që është deçizive për vendin e dytë në
Grupin K, i cili me gjasë do diskutohet mes Shqipërisë dhe Serbisë deri në
fundin e këtyre kualifikueseve.
Ditën e enjte Policia e Shtetit bëri me dije edhe masat e
rrepta që do merren për këtë sfidë, ndërsa do ketë kontrolle të imtësishme për
tifozët që do futen në stadium. Afro 2 mijë efektivë do jenë në terren, si edhe
do bllokohen rrugët pranë "Arenës Kombëtare".
Agjenda e ekipit serb në Shqipëri, e premte 6 qershor:
Mbërritja në Tiranë pas orës 13:30 të së premtes
Akomodimi në hotelin pranë "Pallatit me Shigjeta"
Ora 17:30 konferenca e trajnerit serb, Dragan Stojkovic në
"Arenën Kombëtare"
Ora 18:00 ekipi serb stërvitet në "Arenën Kombëtare"
Ora 19:30 ekipi serb kthehet në hotel
Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë dhe në
kushte të forta sigurie është shoqëruar nga Rinasi për në hotelin pranë
"Pallatit me Shigjeta", ku edhe është akomoduar.
Ekipi serb ishte në hotel në orën 13:40, teksa u shoqëruan
gjatë gjithë itinerarit nga policia e shtetit dhe forcat speciale RENEA. Asnjë
incident nuk u shënua me mbërritjen e Serbisë. Pas pushimit për disa orë, ekipi
i drejtuar nga Dragan Stojkovic do zhvillojë stërvitjen në "Arenën
Kombëtare", po me siguri të lartë.
No comments:
Post a Comment